Ish-supermodelja 57-vjeçare për tu pasur zili me format perfekte
Seksi mund të dukesh edhe në moshën 57-vjeçare dhe shembulli perfekt është ish-supermodelja Polina Porizkova. Ish-supermodelja zbërthen perceptimet stereotipike të kufijve të moshës dhe dëshmon se një grua në këtë moshë nuk ka asgjë për të pasur zili nga dikush më e re.
Në një nga fotot e saj të fundit me bikini, në të cilën ajo është më mahnitëse dhe më joshëse se kurrë, ajo flet për narcizmin e të famshmëve dhe thotë se është “fajtore sa kushdo tjetër”.
Polina Porizkova në vitet ’80 ishte një nga modelet më simpatike dhe më të suksesshme.
Në moshën 18-vjeçare, ajo u bë modelja e parë nga Evropa Qendrore që pozoi për kopertinën e Sports Illustrated’s Sëimsuit Issue. Në vitin 1988, ajo u bë modelja më e paguar për një bashkëpunim në histori kur nënshkroi një kontratë 6 milionë dollarësh me Estée Lauder. Sot ajo është 57 vjeçe dhe është e vendosur të mos konsiderohet “e padukshme”.
Kjo shihet edhe nga llogaria e saj personale në Instagram, teksa herë pas here poston foto në rrjetet sociale, në të cilat shfaq figurën e saj perfekte.
Klan News