Jennifer Lopez është një nga ikonat e muzikës dhe bukurisë në të gjithë botën. Edhe pse është 51 vjeç ajo ka një trup në super formë dhe bukuria e saj nuk është vyshkur për asnjë moment.
Së fundmi, ajo ka mahnitur ndjekësit e saj në “Instagram” me një foto. Këngëtarja ka pozuar me bikini buzë detit dhe ajo që bie më shumë në sy është trupi perfekt.
“Ndjenja e artë e momenteve të fundit të verës”, ka shkruar këngëtarja.
Edhe pse nëna e dy fëmijëve, Lopez i kushton një rëndësi të madhe trup duke frekuentuar palestrën. Ajo së bashku me të fejuarin Alex Rodrigues janë të pasionuar pas ushtrimeve fizike dhe nuk e lënë kurrë pas dore paraqitjen e tyre të jashtme. /tvklan.al




