Biseda mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe analistit Lorenc Vangjeli u shoqërua me nota ironie këtë të enjte në studion e “Opinion”. Vangjeli u ndal në veçanti me ironi tek projekti i tramit në Tiranë, në kohën kur Basha ishte në krye të kësaj bashkie, një projekt që nuk u realizua kurrë. Për këtë Basha bëri përgjegjës Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, në një takim që pati me presidentin e asaj kohe të Francës, Francois Hollande, i tha këtij të fundit se trami nuk ishte prioritet për Tiranën.
Lorenc Vangjeli: Më kujtohet që po në të njëjtën studio kemi bërë një debat për tramin e Tiranës…
Lulzim Basha: U bë projekti i fizibilitetit, filloi projekti publik, qeveria e republikës franceze vendosi ta financonte, kryeministri yt Edi Rama në takimin me presidentin Hollande, sipas raporteve zyrtare të ambasadës franceze, i tha presidentit Hollande, trami i Tiranës nuk është prioritet.
Blendi Fevziu: Që Rama i ka thënë Hollande unë nuk e kisha dëgjuar, kjo del për herë të parë. Është e sigurt kjo që Rama i ka thënë presidentit francez që tramin nuk e duam për Tiranën?
Lulzim Basha: Më ka ardhur mesazhi akoma pa ardhur nga Franca. Kishim bërë gati kredinë për të investuar tramin dhe i tha nuk e kam prioritet./tvklan.al