Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva la këtë të dielë spitalin pas një operacioni urgjent që kreu javën e kaluar për të trajtuar dhe parandaluar gjakderdhjen në kokën e tij si pasojë e një goditje cerebrale.

Para se të futej në automjet, ai përshëndeti qytetarët dhe gazetarët që e prisnin jashtë spitalit. Më herët, lideri 79-vjeçar gjatë një konference për mediat nga spitali në Sao Paolo, u shfaq optimist për gjendjen e tij shëndetësore ndërsa tha se ishte i paduruar për tu kthyer sa më shpejt në punë. Gjithashtu ai theksoi se do të jetojë 120 vjet.

Ekipi i tij mjekësor i dha atij një dritë jeshile për tu larguar nga spitali, por e këshilloi që të shmangë fluturimet ndërkombëtare dhe lëvizjet në distanca të gjata.

Tv Klan