Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva i ka bërë thirrje kombëtares që të shmangë grumbullimin e futbollistëve, të cilët luajnë jashtë vendit.
‘Seleçao’ po lufton që të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, por ka pasur rezultate negative përfshirë humbjet e fundit ndaj Paraguait dhe eliminimin në çerekfinalet e Copa America kundër Uruguait.
Nën drejtimin e teknikut Dorival Junior, skuadra ende nuk e ka përsëritur suksesin e kombëtareve të së kaluarës, pavarësisht se ka në dispozicion lojtarë të talentuar, që luajnë për klube të mëdha në Europë.
Në një intervistë radiofonike, Lula tha se në një bisedë me Presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Ednadlo Rodrigues, se ai i kishte sugjeruar që t’u jepte më shumë mundësi futbollistëve të cilët aktivizohen në kamponatin vendas, se sa atyre jashtë.
Sipas Presidentit brazilian, zërat se aktualisht në Europë ka lojtarë të nivelit të Garrinçias apo Romarios janë të pavërteta.
Në Europë luajnë lojtarë si Rafinja te Barcelona, Vinicius Jr, Rodrygo, Endrick dhe Militao te Reali, Martinelli dhe Magalhaes tek Arsenali, Alison te Liverpuli dhe Ederson te City.
Shtatë nga 23 lojtarët e grumbulluar nga Dorrival Jr luajnë në kampionatin brazilian.
Klan News