Policia braziliane arrestoi pesë persona, duke përfshirë një ish-ndihmës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, të dyshuar për përfshirje në një komplot për të vrarë presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.
Njëri nga të arrestuarit ishte gjenerali në pension Mario Fernandes.
Ai kishte planin për të vrarë Lulën, thonë burime për agjencinë Reuters. Fernandes ka punuar më parë si sekretar ekzekutiv i ish-Presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro.
Sipas policisë braziliane plani do të ekzekutohej më 15 Dhjetor 2022.
“Nga hetimet rezulton se organizata kriminale ka përdorur një nivel të lartë njohurish tekniko-ushtarake për planifikimin, koordinimin dhe kryerjen e veprimeve të paligjshme në muajt Nëntor dhe Dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lula fitoi zgjedhjet presidenciale në Tetor 2022, duke mundur presidentin Jair Bolsonaro dhe mori detyrën në Janar 2023.
Klan News