Kishte që nga viti 1980 që ligji i luftës nuk përdorej në Korenë e Jugut, por së fundmi presidenti Yun Suk-yeol e rikthen atë.

“Unë po shpall ligjin e luftës për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të eliminuar forcat e neveritshme antishtetërore pro-koreane që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë dhe për të mbrojtur rendin kushtetues”.

Ai nuk përmendi ndonjë kërcënim specifik nga Koreja e Veriut e cila është e armatosur me armë bërthamore, megjithatë, ai u fokusuar tek kundërshtarët e tij të brendshëm politikë.

Yoon tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte një vendim të tillë për të mbrojtur rendin e lirë dhe kushtetues, duke thënë se partitë opozitare kanë marrë peng procesin parlamentar për ta futur vendin në krizë.

Menjëherë pas këtij vendimi të presidentit korean monedha vendase ra kundrejt dollarit amerikan ndërsa një zëdhënës i Bankës Qëndrore tha se po përgatiten masa për të stabilizuar tregun nëse do të jetë e nevojshme.

Klan News