Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva iu nënshtrua një  ndërhyrje kirugjikale në tru në qytetin e  Sao Paulo.

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe gjendja shëndetësore e presidentit tani po monitorohet nga stafi mjekësor.

Kreu i shtetit humbi ndjenjat në shtëpinë e tij në fund të Tetorit dhe pësoi një hemorragji të vogël në tru dhe traumë në pjesën e pasme të kokës, e cila kërkoi qepje.

Gjendja shëndetësore e presidentit e detyroi atë të anulojë një udhëtim në Rusi të mbajtur në Kazan në Tetor, pas këshillave mjekësore për të shmangur përkohësisht fluturimet në distanca të gjata.

Stafi mjekësor i spitalit do të dalë më vonë me një konferencë shtypi për të diskutuar mbi operacionin dhe për t’ju përgjigjur cdo pyetje të medias rreth shëndetit të presidentit.

Klan News