Një biznesmen italian u arrestua në qytetin brazilian Natal, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar për rrjetin mafioz të Cosa Nostras. Giuseppe Bruno, përballet me akuza, duke përfshirë zhvatje dhe pastrim parash.
Ai ka qenë bashkëpunëtor prej kohësh i mafiozit Giuseppe Calvaruso, i cili u arrestua në vitin 2021, pasi zbriti nga avioni që u kthye nga Brazili për në qytetin e Siçilisë. Ai u dënua në Dhjetor 2022 me 16 vjet burg.
Policia braziliane tha se rrjeti kriminal për të cilin punonte biznesmeni italian ka investuar rreth 55 milionë Euro në Brazil në prona të paluajtshme dhe në tregun financiar. Sipas autoriteteve italiane, vlera totale e aseteve të investuara mund të kalojë 500 milionë Euro. Autoritetet konfiskuan pasuri me vlerë 50 milionë që u përkisnin 17 individëve.
Paratë nga Brazili dyshohet se kanë rrjedhur që nga viti 2016, përmes një rrjeti në Zvicër, Hong Kong dhe Singapor, në xhepat e familjeve të rëndësishme mafioze të lidhura me Cosa Nostra.
Policia braziliane tha se rrjeti i pastrimit mafioz, i shkatërruar në Natal kishte funksionuar për gati një dekadë duke përdorur kompani që fshihnin fondet që vinin nga aktivitetet kriminale.
Klan News