Këto janë momentet, kur policia në bashkëpunim me forcat speciale të RENEA-s vuri në pranga Astrit Avdyli, i njohur edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani këtë të shtunë, disa javë pasi u shpallë në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.
50-vjeçari i ashuquajtur me nofkën “Niçja”, konsiderohet si drejtues i një grupi kriminal në këtë zonë dhe u vu në pranga në banesën e tij. Gjatë ndalimit iu është sekuestrua edhe kjo armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.
Avdylaj u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK, që ka ngritur dyshime se është i përfshirë në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdyli mbante komunikime me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit.
Avdylaj i dërgoi nipin e tij, Aldo Avdylin dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin. Nga ana tjetër, Astrit Avdylaj gjithashtu akuzohet se ka organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, futjen në Shqipëri në mënyrë ilegale të nipit të tij nga Mali i Zi në mënyrë që të realizonte vrasjen dhe të kishte më pas alibi.
Astrit Avdylaj është përballur edhe më herët me drejtësinë për akuza të trafikut të lëndëve narkotike dhe krime kundër jetës.
Tv Klan