Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shpreh “kënaqësi të madhe” pas pranimit të një letre nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Agjencia e lajmeve në Phenian “KCNA” nuk dha më shumë detaje se çfarë përmban letra e Trump. Ajo tha se Kim po bën “përgatitje të mira teknike” për takimin e dytë me Trumpin.
Trump ka thënë se është vendosur që takimi të mbahet me gjasë në Shkurt. Dy liderët janë takuar për herë të parë në Qershor, në Singapor.
Në atë kohë, ata kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.
Pas këtij takimi, Trump po ashtu ka thënë se kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut ka marrë fund./REL