Zgjerimi dhe modernizimi i veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare u diskutua gjatë prezantimit te Skemës Kombëtare të Investimeve.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se kjo skeme është një ndihmë e madhe për të gjithë fermerët e kryeqytetit.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës: Lajmi i mirë është se kemi edhe qendrën tonë të agro-përpunimit dhe tregtisë në Farkë. Praktikisht, aty ku është supermarkata apo qendra tregtare më e madhe në republikë, ne kemi bërë edhe qendrën më të madhe tregtare, tani për bujqësinë. Këtu kemi bërë investimin më të madh në fermë dhe në bujqësi.
Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj nënvizoi se mbështetja ndaj fermerëve do të vijojë.
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Vijmë nga një vit, i cili ka lançuar, ka implementuar skemën e subvencioneve të drejtpërdrejta, një fond i qeverisë, i cili shkon për vit për të ulur kostot e fermerit, por aktualisht jemi duke dhënë informacion për skemën e investimeve në bujqësi, e cila synon rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fermat bujqësore dhe blegtorale.
Veliaj dhe Denaj u bënë thirrje fermerëve të pajisur me NIPT, që të dërgojnë aplikimet e tyre, deri me 8 nëntor, për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën e tyre në fermë.
Klan News