20 vite Eurosig, ambicjet e sipërmarrësit Kadri Morinaj

Emisioni “Pro Business” ka patur në fokus në pjesën e parë të emisionit një nga kompanitë më të mëdha në vend në fushën e sigurimeve dhe të gjithë grupin Eurosig. Paketat që ofrohen për klientët si edhe ambicjet e reja në biznes të Z.Kadri Morinaj, President i Grupit Eurosig- Insig- Uba Bank.

Në fillim të emisionit u prezantua një historik për themelimin e kompanisë dhe rrugëtimin ndër vite, përfshirë këtu edhe blerjen e kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve , Insig ,në vitin 2016 .

“Rrugëtimi I kompanisë se sigurimeve që sot njihet me emrin Eurosig, nisi në vitin 2004.Kohë kur sipërmarrësi Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në industrinë e sigurimeve, duke blerë kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”. Në vitin 2006, shoqëria “Dukagjini” e shndërroi emrin në EUROSIG, një kompani me kapital tërësisht shqiptar.Shumë shpejt EUROSIG zuri një vend nderi në tregun shqiptar të sigurimeve, duke u shtrirë në të gjithë territorin e vendit me 30 degë dhe më shumë se 230 agjenci e pika përfaqësimi. Eurosig për shumë vite ishte kompania me trendin më të lartë të rritjes në Shqipëri, duke menduar shtrirje më të gjerë në rajon. Gjatë vitit 2015, Eurosig shtriu investimet edhe në Kosovë, për të zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve.“

I ftuar në studio Sipërmarrësi Z.Kadri Morinaj është ndalur tek sfidat dhe ambicjet duke ndarë
një lajm për publikun për shtrirje të grupit në tregjet ndërkombëtare. “Eurosig e filloi punën e vet në vitin 2005 me vetëm 5 milionë lekë të vjetra xhiro në vit dhe sot është me 35 milionë euro xhiro në vit. Ndoshta në një të ardhme rajoni është shumë i vogël për neve, pasi do jemi dhe në tregjet ndërkombëtarre si grup, Eurosig, INSIG dhe UBA Bank. Ne jemi të kënaqur jo vetëm me Kosovën, jemi të kënaqur me Maqedoninë e Veriut, pse jo dhe me Malin e Zi, edhe me tregun e lirë në Serbi. Ambicia jonë është më e madhe pasi po mendojmë të zgjerohemi në tregun ndërkombëtar.”- tha Morinaj.

Ka befasuar me deklaratën e tij për të rinjtë duke I ftuar ti bashkohen kompanive të grupit.
“Kemi mbi 100 vende pune. Pse jo do të rekomandoj edhe tek miqtë e mi”

Po ashtu në pjesën e dytë janë sjellë paketat që ofrohen për publikun për sigurime motorrike, të jetës dhe jo jetës. Në një intervistë për Pro Business, Znj.Agena Stratoberdha Drejtore e Departamentit të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Eurosig, flet për dëmet e paguara nga kompanitë. Në total sipas saj tregu vetëm vitin që kaloi ka paguar 80 milionë euro dëme,ku një pjesë të konsiderueshme e zë Eurosig dhe Insig.

“Insig dhe Eurosig për vitin 2024 kanë paguar rreth 20 mln euro. Ne Kosove, vetem Eurosig Kosove ka paguar 9.3 milione Euro”. -tha Stratoberdha.

Sipas të dhënave tregu vijon të jetë i drejtuar drejt sigurimeve motorrike me detyrim dhe vetëm 32% e primeve të sigurimeve janë vullnetare..

Flota e automjeteve në Shqipëri dhe sfidat në drejtim të uljes së ndotjes


“Deri në Dhjetor të vitit 2024 flota e automjeteve në Shqipëri arriti në shifrat e afërsisht 960 mijë mjete active të regjitsruara në rregjistrin kombëtar. 80% e tyre I përkasin klasës së autoveturave.”-Këto të dhëna janë bërë publike në emisionin “Pro Business” në Tv Klan ku u diskutua për tendencat e tregut dhe po ashtu për sfidat në të ardhmen për të ulur ndotjen në mjedis.

ARBEN PROGNI, DREJTOR I REGJISTRIMIT TË MJETEVE, DPSHTRR thotë se bazuar në regjistrimet e vitit 2024, nga Janari-Dhjetor 2024 ka pasur rreth 99.500 regjistrime të mjeteve, nga të cilat 15% janë mjete të reja me 0 km dhe 85% I përkasin mjeteve të përdorura.

“Shkalla e motorizimit në Shqipëri ka arritur në shifrat e 400 mjeteve për 1000 banorë, ndryshe nga nëse I referohemi vitit 2018 nga 220 mjete për 1000 banorë ka arritur në 400 mjete për 1000 banorë. Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian mesatarja e shkallës së motorizimit në BE është 570 mjete për 1000 banorë.”

Qarku Tiranë është me 40% të regjistrimeve, ndërsa vendin e fundit e zë Qarku I Gjirokastrës me 1.200 mjete afërsisht 1-2% të regjistrimit.

Por nga cilat vende vijnë automjetet?
“Vendi I origjinës që është së fundmi dominant me 19% Koreja e Jugut, e pasuar tradicionalisht me Italinë dhe Gjermaninë me 17% dhe 18%. Gjithashtu ka importe nga Zvicra, ka nga Shtetet e Bashkuara me 7% dhe Kina me 6%, këto janë vendet kryesore.”- tha Progni.
Tregu ka lëvizje sa I takon makinave elektrike.

“Sa i përket mjeteve elektrike regjistrimet mund të themi se 40% e autoveturave të reja me 0 km kanë përdorimin e e një motori elektrik, pram und të jenë “All electric”, hibride-plug in, pra gati gjysma e autoveturave të reja kanë përdorimin e një motori elektrik.Realisht ka një rritje të vit pas viti të mjeteve elektrike mund të themi që flota e tyre “All electric” dhe atyre që përdorin një motor elektrik jemi në shfrat e 12.400 mjeteve. Referuar 2024 kemi 70% më shumë se në 2023. Gjithashtu dhe vetë mjetet që janë “All electric” pra 100% elektrike dhe kjo lloj kategori mjetesh ka një rritje të konsiderueshme në mbi 70% pra janë regjistruar 3.100 mjete elektrike vetëm me motor elektrik.”
Nga qarkullimi janë hequr një numër I lartë automjetesh.

“Çrregjistrimet e vitit 2024, mund të themi janë 8000 çrregjistrime të mjeteve mbi 22-vjeçare dhe kjo shifër ka qënë përherë në rritje, pra është kjo kategori mjetesh është në rritje pra për mjetet e vjetra. Në njërën anë është edhe dalja nga qarkullimi e mjeteve. Por këtu kemi edhe skemën e Kontrollit Teknik, pra I nënshtrohen dhe kontrollit të gazrave.”