” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Emisioni “Pro Business” në Tv Klan Plus kishte në fokus investimet që priten të përfundojnë në infrastrukturën rrugore gjatë këtij viti dhe në vazhdim duke analizuar ecurinë e punimeve për vepra të rëndësishme. I ftuar në studio ishte Z.Gëzim Noni, Përgjegjës i Menaxhimit të Kontratave tek ARRSH i cili tha se në kantieret e hapura po punohet me ritme të larta.
Fillimisht u ndal tek punimet e Unazës së Madhe.
“Unaza e Madhe është investimi më i madh i kryer këto vitet e fundit, para mbylljes së vitit që lamë pas është konkretizuar me hapjen e saj e cila ka qënë një puna goxha voluminoze. Më në fund arritëm, edhe pse nuk është hapur në 100% e kapacitetit të saj, momentalisht që flasim është thuajse në përfundimin e saj mund te themi të 97-98% I punimeve të kryera. Kanë mbetur kryesisht punime të cilat kanë lidhje me hyrjet dhe daljet në këtë unazë, të cilat janë të ndjeshme për qarkullimin.”- u shpreh Noni.
Punimet vijojnë edhe për Tiranë- Durrës.
“Që nga shtatori i vitit që lamë pas kanë filluar punimet në segmentin rrugor Tiranë-Durrës për rehabilitimin e saj. Përveç rehabilitimit të shtresave asfaltike ekzistuese të cilat për hri të vërtetës ishin degraduar, po bëhet edhe përmirësimi I saj, pra shtesa e saj me 2 korsi të tjera, 1 korsi lëvizje dhe 1 korsi emergjence. Pra shtohet në 3 korsi për çdo sens lëvizje.”
Paralelisht investimet vijojnë edhe për rrugën dytësore.
“Kombinat-Ndroq-Plepa, ka filluar rehabilitimi I saj, kanë filluar punimet në Lotin e 1-rë të saj, prej rreth 5 km dhe deri tani punimet janë duke ecur mirë dhe shpresojmë që nga pranvera e vitit që vjen të ketë përfunduar.”
Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë brenda vitit 2027.
“Elbasan-Qafë Thanë. Për këtë aks rrugor janë tenderuar tashmë 8 Lote, nga të cilat njëri ka përfunduar plotësisht. Janë në stadin e punimeve të avancuara 4 prej tyre me gjithë këtë që kanë mbaruar dhe qe nga fundi I 2024 kanë filluar edhe për 4 Lotet e tjera, që deri tani kanë një ecuri të mirë. Shpresojmë që brenda vitit 2027, ky aks I rëndësishëm kombëtar të ketë përfunduar.”
Në fokus edhe veprat pjesë e Korridorit Blu.
“Njëri nga Lotet që janë lidhur kontratat dhe përgatitetim për të filluar punimet aksi Milot- Thumanë, aksi Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Fier. Janë 3 Lote të ndryshme që janë lidhur kontratat dhe pritet të filloje puna. Janë kompani shqiptare. Pak a shumë janë rreth 24 muaj të parashikuara për përfundimin e këtyre punimeve duke patur parasysh dhe problematikat që ato kanë.”
Në tunelin e LLogarasë kanë përfunduar punimet ndërtimore.
“Tuneli i Llograsë verën e kaluar u bë për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë vizitorëvë që donin të shkonin në Jug, por aktualisht që po flasim kanë përfunduar punimet ndërtimore për të 2 tunelet, pra vepra është e mbaruar. Është në procedurën e vet të kolaudimit, normalisht ajo ka kohën e vet dhe pas kësaj pritet caktimi I kompanive të mirëmbajtjes se për shkak të tunelit dhe gjatësisë që ka, këkrkohet që të menaxhohet nga një kompani për mirëmbajtjen dhe pastaj do të jetë i aksesueshëm për përdoruesit.”
/tvklan.al