” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Në pjesën e dytë të emisionit “Pro Business” këtë të hënë ishte në fokus buxheti i njesive të qeverisjes vendore dhe sfidat e bashkive në vend ku I ftuar në studio ishte z. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë. Ai theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën rrugore ndërsa tha se kanë një rëndësi të madhe në lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.
“Për hir të së vërtetës infrastruktura në shkallë kombëtare, ajo që kryqëzon Shqipërinë nga Veriu në Jug, pra nga Shqipëria e Mesme në Jug apo nga këto pikat doganore në hyrje-dalje të vendit, akset kryesore kanë patur një përmirësim të ndjeshëm vitet e fundit me autostrada, by pass-e, kalime, mbikalime, me tunele është bërë një investim shumë I madh pëfrshirë edhe Unazën e Madhe. Pra këto japin një oksigjenim jashtëzakonisht aspekteve ekonomike, sociale dhe për çdolloj gjëje.”- tha Haxhimali.
Me rëndësi shihen politikat për popullimin e zonave të thella.
“Mund të bëjmë politika të tilla që të popullojmë disa zona rurale, nuk e kam fjalën për periferinë e Tiranës, por në përgjithësi të ketë politika të tilla. Mos të harrojmë që në ato zona është kapitali natyror, atje është toka, uji, atje është bujqësia dhe turizmi rural, kullotat janë atje. Nëqoftëse ne do t’I harrojmë dhe këto atëherë do të nglein si zona të shkreta pa jetë.”
Janë afro 90 miliardë lekë të parashikuara në drejtim të pushtetit vendor për vitin 2025, ose 13.2% më shumë se viti 2024.
“Ligji 68 i 2017 për financat e vetëqeverisjes vendore ka përcaktuar një formulë të tillë që 80% e buxhetit shkon në bazë të kriterit të popullsisë, pra kush ka popullsi më të madhe do të marre më shumë. 15% shkon për densitetin, pra që lidhet me sipërfaqen dhe 5% për numrin e nxënësve. Realiteti I 2024, ky që fillojmë tani në 2025 na çon në një rrugë tjetër, përveç Tiranës që kemi rritje të popullsisë, bashkia e vetme, kemi dhe Durrësin me një balancë të lehtë rritje, por e ekuilibruar, të 59-të Bashkitë e tjera kanë një rënie të numrit të popullsisë. Ç’ka do të thotë se nësë zbatohet formula, ato do të penalizoheshin.”- tha Haxhimali.
Haxhimali shpjegon se si funksionon tek bashkite krijimi i fondeve.
“Bashkisë Kukës 83-85% ja jep qeveria qendrore, 12-15% mbahet me të ardhurat e veta. Bashkitë me buxhetet e tyre janë në të drejtën e tyre që të vendosin bashkë më Këshillin Bashkiak apo me komunitetin për prioritetet se ku duhet të investojnë në infrastrukturë, në shërbimet sociale, kulturë, sport. Në menaxhimin e rreziqeve që është një pikë e dobët në fakt mbrojtja civile, nëpër kanalet e vaditjes, në bujqësi. Pra nuk është se ka diçka fikse, të 61 Bashkitë I kanë prioritetet e ndryshme. Bashkitë që janë kryesisht më tepër rurale se urbane duhet është mirë ta orientojnë buxhetin në zhvillimin ekonomik rural tek fshati.”
Sfide mbetet shpopullimi dhe nxitja e zhvillimit ekonomik lokal.
“Sfidat e bashkive për këtë vit mbetet një dhe e vetme; zhvillimi ekonomik local. Përjashtojmë këtu bashkitë e mëdha si Tirana, apo këto të qendres, bashkitë e tjera të mesme dhe të vogla mund të thuash se nuk kanë baza të shëndetshme të zhvillimit ekonomik local, kanë shumë vështirësi për të gjeneruar vende pune, për të rinjtë apo kategori të ndryshme. Ekonomia e tyre përsa kohë nuk arrin të sfidoje qeverinë për të mbledhur më shumë të ardhura sesa u jep qeveria, do të ngelen gjithmonë të varura. Ky është një aspect I parë, ndërsa aspekti I dytë që është sfidë e madhe, të ardhurat e tyre nga taksat dhe tarifat.”
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni në Youtube emisionin e plotë të drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku.