Përmes emocioneve, do të zbulohen më të mirët e “Abissnet Superiore” për vitin 2024, në një super spektakël me të ftuar të veçantë, në një mbrëmje gala!
Edicioni i 2024, drejtpërdrejt nga salla e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit!
“Topi i Artë 2024” e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe që transmetohet në Tv Klan vlerëson më të mirët e futbollit shqiptar. Ceremonia mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, e drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe Almeda Abazi. Spektakli u kushtohet arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet...
“Topi i Artë për Vajza” është fituar nga kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja. Në momentin e marrjes së çmimit, Franja është shprehur se nuk ka menduar se do të arrinte kaq larg në karrierë. Arritjen e saj në futboll ja ka dedikuar familjes së saj dhe veçanërisht nënës, e cila e kishte ëndërr që të...
Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Sulmuesi i Vllaznisë, mposhti konkurrencën e Arinaldo Rrapajt, Ermir Rashicës dhe Albano Aleksit, të cilët gjithashtu ishin të nominuar për çmimin prestigjioz. Trofeu i “Topit të Artë” u dorëzua nga presidenti i FSHF, Armand Duka. Një vlerësim i rëndësishëm për ish-sulmuesin e Kombëtares,...
“Zemër kuqezi” është çmimi i dedikuar në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” që transmetohet në Tv Klan për futbollistin që ka simbolizuar shpirtin e skuadrës në fushë. Çmimi është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin e jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje....
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të dhurojë spektakël në fushë si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, duket se trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka edhe një tjetër talent të fshehur. Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, tekniku brazilian u surprizua nga vajza e tij, Tati, e cila bashkë me babin e saj, performuan për të...
Edlir Tetova është zgjedhur “Trajneri i Vitit 2024”. Trajneri i Egnatias bëri historinë duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Ai ka drejtuar edhe skuadrat e Lushnjes dhe Ulpiana si dhe ka qenë zv.trajner tek Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana. Trajneri ndër të tjera ka falenderuar edhe çunat e skuadrës, duke ju thënë që...
Një kategori i është shtuar edicionit të tretë të ceremonisë “Topi i Artë 2024” në Tv Klan. Ai vlerëson futbollistin më të mirë të Kombëtares dhe përfshin të gjithë lojtarët e saj. Risia është që këtë vit është implementuar i njëjti sistem votimi si në “Këngën Magjike 2024”. Secili nga lojtarët e Kombëtares përmes një videoje...
Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, u zbulua formacioni më i mirë i vitit në Shqipëri. Bie në sy dominimi nga Egnatia, me plot gjashtë futbollistë nga sezoni i kaluar në Abissnet Superiore. Për të shpallur emrat e fituesve u zgjodh Sulejman Mema, ish-trajneri i njohur shqiptar. Mema lexoi emrat e fituesve të përcaktuar sipas...
Çmimi “Talentja e Vitit 2024 vajza” u fitua nga Xhesika Ndoj. Futbollistja e Apolonisë, ishte një nga më të spikaturat gjatë vitit. Pas votimeve nga trajnerët e moshave, për vajza dhe djem, shumica e votave shkuan për 17-vjeçaren. E ka nisur karrierën tek Apolonia, duke spikatur te moshat dhe më pas tek ekipi i parë....
Në kategorinë e “Arbitrit më të mirë” në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” në Tv Klan u renditën 4 nominime. Juxhin Xhaja Enea Jorgji Eldorjan Hamiti Kreshnik Cjapi Për të zbuluar emrin e fituesit, në skenë u ngjit Hyqmet Kuka, një nga emrat elitë të arbtrimit shqiptar. Ai e nisi arbitrimin në fillim të...
Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në Shqipëri. Me 18 gola të shënuar në sezonin 2023-2024, sulmuesi shkodran ishte lojtari me më shumë gola të shënuar në 38 ndeshje. Çmimi prestigjioz, sulmuesit shkodran iu dorëzua nga legjenda Sulejman Demollari. Balaj është kandidat edhe për “Topin e Artë” në Shqipëri. Në fjalën e tij,...
Bekim Balaj u zgjodh si fitues i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Me shumicë votash, sulmuesi mposhti të nominuarit e tjerë: Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi dhe Ermir Rashica. Shkodrani fitoi gjithashtu edhe “Këpucën e Artë”.
Përmes emocioneve, do të zbulohen më të mirët e “Abissnet Superiore” për vitin 2024, në një super spektakël me të ftuar të veçantë, në një mbrëmje gala!
Edicioni i 2024, drejtpërdrejt nga salla e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit!