Çmimi “Talentja e Vitit 2024 vajza” u fitua nga Xhesika Ndoj. Futbollistja e Apolonisë, ishte një nga më të spikaturat gjatë vitit.

Pas votimeve nga trajnerët e moshave, për vajza dhe djem, shumica e votave shkuan për 17-vjeçaren.

E ka nisur karrierën tek Apolonia, duke spikatur te moshat dhe më pas tek ekipi i parë. Kapitene e Kombëtares U-19, ku ka udhëhequr vajzat drejt fitoreve të rëndësishme.

Pas fitimit të çmimit, Ndoji u shfaq shumë e lumtur, ndërsa zbuloi se është bërë teze dhe nipi me mbesën e thërrasin: “Teze goli”.

Jam shumë e emocionuar për këtë çmim. Falenderoj ekipin tim Apolonia dhe familjen që më ka mbështetur deri sot. Jam bërë teze. Nipi dhe mbesa më thërrasin: ‘Teze goli‘”, tha ajo.

Përveç Xhesika Ndoj, kandidate për çmimin e talentes më të mirë të vitit ishin Angela Nikaj, Klesta Ago dhe Herta Hasa.

/tvklan.al