Edlir Tetova është zgjedhur “Trajneri i Vitit 2024”. Trajneri i Egnatias bëri historinë duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Ai ka drejtuar edhe skuadrat e Lushnjes dhe Ulpiana si dhe ka qenë zv.trajner tek Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana.

Trajneri ndër të tjera ka falenderuar edhe çunat e skuadrës, duke ju thënë që pa ta ai nuk do të fitonte këtë çmim sonte.

Edlir Tetova: Një falenderim shumë i madh shkon për Presidentin e Ferderatës për këtë super event sonte gjithashtu edhe për klubim tim aktual Egnatia. Faleminderit që më dhatë këtë mundësi për të qenë më i miri i vitit 2024. Një falenderim shumë i madh shkon për çunat e mi të palodhur. Pa ju nuk do të isha këtu sot.

Të nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit 2024” ishin Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja. Në një ceremoni madhështore po dorëzohen çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar gjatë vitit 2024. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe transmetohet direkt në Televizionin Klan.

/tvklan.al