Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të dhurojë spektakël në fushë si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, duket se trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka edhe një tjetër talent të fshehur.
Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, tekniku brazilian u surprizua nga vajza e tij, Tati, e cila bashkë me babin e saj, performuan për të pranishmit këngën e njohur “My Way”.
Me një performancë të shkëlqyer, Silvinjo mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve së bashku me vajzën e tij.
Një moment special për trajnerin dhe vajzën e tij, i cili do të mbetet gjatë në memorjen e tyre. /tvklan.al