Në prezantimin e platformës “Transparent Albania” që vendos transparencën buxhetore si prioritet, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, Gonazato është shprehur se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. Më tej, Goxhato ka theksuar se Bashkimi Europian do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato: Do të forcojë nevojën për të përmirësuar ndërgjegjësimin e zyrtarëve publikë për standardet etike. Plane më specifike do të trajtojnë probleme strukturore në sektorë të cënueshëm që janë identifikuar në projekt-strategjinë e korrupsionit, e cila do të miratohet së shpejti. Në vlerësimin e rishqeve të korrupsionit në sektorë të cënueshëm, ko strategji ka bërë një analizë të ciklit të prokurimit publik duke u zgjeruar në funksionimin e Kadastrës, pra një analizë që trajton disa nga çështjet më urgjente të vendit që duhet të trajtohen për të arritur standardet e integritetit. Na duhet vullnet i fortë politik, transparencë dhe angazhim publik. Nuk mund të ketë ndryshim mendësie, sidomos për të luftuar korrupsionin në rast se nuk investojmë për t’i edukuar të rinjtë sa më herët dhe që të rrisim ndërgjegjësimin tek të gjithë brezat. Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur para me integritetin.
Për të pasur këto parime të qeverisjes së hapur, na sjell qasjen e papenguar për informacionin dhe është baza e duhur për llogari-dhënie dhe përgjegjësi në administratën publike. Ecuria e konsiderueshme e Shqipërisë për dixhitalizimin e shërbimeve do të plotësohet me procedura llogari-dhënëse, do të forcohen për të parandaluar shkeljen e integritetit për të përforcuar dixhitalizimin. Kjo barrë është jo vetëm e juaja, por e çdo institucioni që duhet të vënë në zbatim këto rregulla, duhet të ketë kode etike si dhe një angazhim më të lartë të sektorit privat për të përqafuar rregullat e përgjegjësisë sociale. Të bëhesh shtet anëtar në BE nuk ka vetëm të mira ekonomike, por do të thotë të krijohet një shoqëri ku të drejtat e tyre respektohen dhe respekti për këto vlera të BE ka bërë që vende të tjera të bëheshin shtete anëtare. Një Evropë e fortë e ndërtuar mbi besim dhe besueshmëri. Le të punojmë së bashku që ky vizion të bëhet realitet. BE do të mbetet e angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.
/tvklan.al