Vaj palme sintetik
Ekziston një e vërtetë e shëmtuar për produktet e bukurisë që çdo kush përdor për lëkurën dhe po ashtu ka edhe një të vërtetë të papëlqyeshme për ushqimet që konsumojmë.
Një pjesë e madhe prej tyre janë bërë me vaj palme, i cili është përgjegjës për shpyllëzimin e shpejtë të disa prej pyjeve në botë, duke shkatërruar habitatin e disa specieve tashmë të rrezikuara si orangutani, elefanti pygmy dhe rinoceronti Sumatran.
Por tani industria e bioteknologjisë ka dalë me një zgjidhje, një alternativë sintetike që nuk përfshin djegien ose pastrimin e pyjeve të shiut.
Kjo përfundimisht mund të zëvendësojë vajin natyror të palmës tek shampot, sapunët, detergjentët dhe buzëkuqët, te produktet ushqimore si buka e paketuar, biskota, margarinë, akullore dhe çokollatë.
Ekspertët shprehen se gjatë 30 viteve të fundit janë rritur me 50% plantacionet e palmës që përdoren për prodhimin e vajit. Në fillim të këtij viti, C16 Biosciences, me qendër në Nju Jork, mori një investim prej 20 milionë Dollarë nga Breakthrough Energy Ventures, një fond i mbështetur nga Bill Gates dhe të tjerë si Jeff Bezos e Amazon, Michael Bloomberg dhe Virgin’s Richard Branson.
C16 Biosciences nuk është organizata e vetme që kërkon të krijojë një alternativë sintetike. Studiuesit po punojnë për diçka të ngjashme në Universitetin e Bath të Mbretërisë së Bashkuar. E përbashkëta e këtyre projekteve është se ata përdorin një proces fermentimi, duke përdorur enë të mëdha një procedurë e ngjashme për krijimin e birrës.
Ato përfshijnë përdorimin e mikrobeve të krijuara gjenetikisht për të kthyer mbeturinat e ushqimit dhe nënproduktet industriale në një produkt që është kimikisht shumë i ngjashëm me vajin e palmës natyrore. Për momentin, interesi më i madh është shfaqur nga tregtarët ndërkombëtarë me shumicë.
Vaji natyral i palmës ka një strukturë gjysmë të ngurtë, pa erë dhe ruhet në temperaturën e dhomës. Fondi Botëror për Natyrën ka bërë të ditur se globalisht, 70% e 75 milionë tonë vaj palme, konsumohet në vit si vaj gatimi dhe si përbërës ushqimor. Vlerësohet se konsumi global do të rritet nga 264 dhe 447 milionë tonë deri në vitin 2050.
Klan Plus