Shumë shpejt do realizohet “Green Coast 2”, për të cilin do investohen plot 1 mld dollarë. Zv.Presidentja për Real Estate në Balfin Group, Ardiana Sokoli, shpjegoi me detaje për “Opinion” maketin e projektit madhështor. Përpos shërbimeve, hotelerisë, zona do ketë rreth 1500 apartamente e mbi 500 vila luksoze.


Në një intervistë për Blendi Fevziun, Sokoli tregoi se një pjesë e blerësve në fazën e parë janë të huaj.

“Janë nga 15 vende të ndryshme të botës. Më së shumti nga Evropa dhe Amerika. U pëlqen stili unik, që është i organizuar me të njëjtën gjuhë arkitekture”, u shpreh ajo.

Sokoli theksoi po ashtu se projekti është i shtrirë në të gjithë relievin dhe ka 70 mijë m2 korridore të gjelbra.

“Ne kemi marrë pjesën sipërfaqësore të dheut që ka farat e bimësisë endemike të zonës, të cilën e përdorim duke e pasuruar me bimë. Dhe gurët natyralë të zonës do ruhen për pjesën e infrastrukturës.”

/tvklan.al