Çela: Të kufizohen veprimet hetimore, në spitale, ambulancë dhe laboratore

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka shtyrë edhe me dy javë të tjera punën e prokurorive në vend. me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një udhëzimi, Çela kërkon nga drejtuesit e të gjitha prokurorive të marrin masa dhe të kufizojnë veprimet hetimore, kryesisht në spitale, ambulancë dhe laboratorë mjekësorë.

Po kështu, për dy javët e ardhshme udhëzohen drejtuesit të kufizojnë takimet me qytetarët dhe marrjen në pyetje të të pandehurve. Ky është udhëzimi i dytë i kryeprokurorit Çela, pas përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.

Tv Klan