Me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Kosovës është promovuar libri “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK”, i shkrimtarit kosovar Uk Lushi. Me një përmbajtje ndryshe nga librat e tjerë që pasqyrojnë këtë ngjarje historike, autori ka paraqitur ka paraqitur fakte të pa zbuluara më parë për krijimin e kësaj ushtrie.
Besnik Mustafaj: “Autori qoftë me dëshminë e vet, qoftë me analizën e vet, qoftë edhe me dokumentat që sjell, dëshmitë që sjell nga bashkë luftëtarët e tij tregon një ndershmëri të jashtëzakonshme. Pra është nga autorët e rrallë që ka marrë pjesë në një luftë që dëshmon për një luftë, analizon një luftë të fituar aq më tepër pra të fituar dhe që nuk bie në atë frymën patetike e heroistizimit”.
Libri “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK”, është i shoqëruar me parathënien nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ish-Ambasadori Amerikan, Willim Walker./tvklan.al