Shumë prej kioskave janë mbyllur, ky trend vetëm është në rritje
Familja e Fabiano Pompei ka që nga viti 1948 që drejton këtë kioskë të vogël e cila shet gazeta në kryeqytetin italian.
Dikur ishte një biznes që sillte të ardhura, por rënia në shitjet e gazetave e ka detyruar Pompein të tërheqë grilat e tij metalike për herë të fundit si mijëra pronarë të tjerë kioskash në të gjithë Italinë.
“Ti mund të bësh sakrifica deri në një pikë të caktuar, por nëse fitoni pak ose po humbet para, është më mirë të mbyllni dhe të bëni diçka tjetër, edhe nëse ju dhemb nga brenda.Çdo natë ëndërroj për kioskën time sepse është në zemrën time.”
Dy të tretat e kioskave që shesin gazeta në Itali janë mbyllur gjatë dy dekadave të fundit dhe aktualisht janë vetëm 12,000 të tilla që operojnë në të gjithë vendin. Arsyeja e këtij fenomeni qëndron tek rënia e shitjeve të gazetave, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për kioskat.
Në vitin 2004, rreth 9.54 milionë gazeta shiteshin çdo ditë në kioska ndërsa deri në vitin 2014, ky numër ra në 2.6 milionë. Teksa drejtuesit e gazetave po i zhvendosin lexuesit e tyre në internet , pronarët e kioskave ende nuk kanë një zgjidhje për këtë problem.
Kur Pompei hapi shkurtimisht kioskën e tij këtë javë për t’i treguar gazetarëve të agjencisë së lajmeve Reuters raftet bosh, miqtë e vjetër të tij shpresonin se ai kishte ndryshuar mendim. Megjithatë, ata mbetën të zhgënjyer kur kuptuan se ai nuk kishte ndryshuar mendim.
Qeveria po ofron stimuj financiarë këtë vit me vlerë deri në 2,000 Euro në përpjekje për të ndalur mbylljen e kioskave, por pronarët thonë se paratë nuk do të bëjnë asgjë për të zgjidhur problemin e tyre në plan afatgjatë.
Klan News