Armando, pronari i njërit prej restoranteve në Dortmund, aty ku qëndruan shqiptarët para ndeshjes me Italinë, deklaroi se kishte hedhur bast se Shqipëria do të fitonte ndaj Italisë, por e humbi.

Për emsionin “Euro Zone” në Tv Klan, ai u shpreh se shqiptarët kanë pirë shumë birra para sfidës.

“Italianët nuk kanë qenë këtu afër fare. Kam 22 vite në Gjermani. Shqiptarët kanë pirë shumë birra. Ishalla të fitojmë me Kroacinë dhe barazim me Spanjën. Mirë do jemi.

Hodha bast që fiton Shqipëria ndaj Italisë. Unë fitova, sepse prita sa më shumë shqiptarë. Dortmundi ka parë flamurin më të mirë në botë.”, deklaroi Armando./ tvklan.al