Lëvizje e lirë dhe marrëveshje tregtare në këmbim të zgjedhjeve të lira
Bashkimi Europian mund t’i ofrojnë ndihma të mëdha financiare Bjellorusisë në këmbim të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, demokratike dhe të ndershme.
Propozimi vjen nga presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë, të cilët kanë gati një projekt/paketë ndihme që do ta parashtrojnë gjatë kësaj jave në samitin e vendeve anëtare.
Paketa parashikon 1 miliard euro ndihmë për rindërtimin e vendit nën modelin e planit Marshall.
Liderët e tre vendeve europiane propozojnë po ashtu një marrëveshje tregtare BE-Bjellorusi të favorshme për Minskun, lëvizje e lirë drejt vendeve europiane për qytetarët Bjellorusë dhe mbështetje për negociatat për pranimin e Bjellorusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Plani është bërë publik nga agjencia e lajmeve Reuters. Liderja në arrati e opozitës Sveltana Tsikanovskaja kërkoi nga BE, mbështetje për të rrëzuar regjimin e Lukashenkos në pushtet prej 26 vitesh.
Tv Klan