Një person është arrestuar në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Besar Bajraktaraj.
Ai ka mësuar se 3 persona po hetohen në gjendje të lirë dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e 9 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe policëve.
Ata akuzohen për shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të Policisë, goditje për shkak të detyrës si dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës opozita protestoi për rreth 3 orë duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile sicc konsideruan përfaqësuesit më të lartë të PD.
Protestuesit hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës, Parlamentit si dhe selisë së Partisë Socialiste. Ata shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë.
Policia njoftoi se 10 efektivë pësuan dëmtime si pasojë e molotovëve. Ndërkohë efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit./tvklan.al