Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërtesa e qeverisë armene është sulmuar nga protestuesit në orët e hershme të ditës së sotme. Demonstruesit e kanë etiketuar këtë marrëveshje si një tradhti dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Nikoll Pashinyan.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Azerbajxhani do të mbajë territoret që fitoi në luftimet e fundit. Ndërsa, forcat etnike armene duhet të heqin dorë nga kontrolli i një numri të territoreve të tjerë deri më 1 Dhjetor.

Ky armëpushim ka sjellë festime në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me njerëz të shumtë që brohorisnin dhe tundnin flamurin kombëtar azer.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se marrëveshja duhet të hapë rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike të një konflikti i cili deri tani ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur shumë nga shtëpitë e tyre, dhe ka kërcënuar të fusë rajonin në një luftë më të madhe.

Nagar-Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar dhe i kontrolluar plotësisht nga armenët etnikë të cilët në javët e fundit janë luftuar nga Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit.

Që kur luftimet shpërthyen më 27 Shtator, Azerbajxhani është deklaruar  se ka rimarrë pjesën më të madhe të tokave që ka humbur në luftën e viteve 1991-1994, në të cilën janë vrarë rreth 30,000 njerëz. /tvklan.al