Ndërsa opozita do të protestojë poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Lezhës.

Përmes një komenti në Twitter, Rama zbulon se në orën 18 do të prezantojë kandidatin socialist për kreun e kësaj bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu.

“Fushata e 30 Qershorit vazhdon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë dhe hapjen e një kapitulli të zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, – shkruan kryeministri.

Tv Klan