Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Përfaqësia e Kongresit të 3 të Partisë Socialiste ka miratuar sot mbledhjen e seancës së fundit të tij. Pas shumë debatesh mes socialisteve sot pasdite të 33 pjesmarrësit nga 40 anëtarët e përfaqësisë kanë votuar pro mbledhjes së nesërme të Kongresit. Ndërkohë përfaqësia ka votuar edhe për variantin që do i propozohet Kongresit për të zgjidhur kolapsin e krijuar me 36 anëtarët e KPD që nuk kanë marrë 50 perqind të votave.
Sipas këtij varianti do të votohet në Kongres për shtesën në pikën 15-7 të statutit ku zgjedhja e kandidatëve të listës shumë emërore për delegatë apo anëtar të forumeve drejtuese bëhet me shumicë të thjeshtë votash. Delegatët do votojnë me procedurë të hapur për shtesën në këtë pikë të statutit. Ndërkohë presidiumi do përbëhet nga tri vete, kryetari i përfaqësisë së Kongresit, Kryetari i Partisë dhe Kryeministri./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego