Humbja e flokëve ka tendencën që me kalimin e moshës të kthehet në problematike. “Androgenetic alopecia” është fenomeni gjenetik që prek më së shumti gratë dhe burrat. Mund të nisë në çfarëdo lloj moshe, nga adoleshenca deri në të 40-at apo 50-at. Varet nga ADN-ja e familjes dhe zakonisht shfaqet më së shumti në pjesën e “kurorës” së kokës.

Megjithatë përpos faktorëve gjenetikë, hormonet ndikojnë shumë në rënien e flokut. Ndryshimet hormonale pas lindjes ose gjatë menopauzës shoqëruar me stres, shkaktojnë rënie masive të tyre. Stresi “detyron” flokun të qëndrojë në një cikël të vetëm të quajtur “resting stage”, prej kortizolit. Më së shumti shqetësime raportohen tek gratë kur afrohet periudha e tyre e menopauzës, rreth 52 vjeç.

Por patjetër ndikues janë dieta dhe mënyra si ne i stilojmë flokët. Mungesa e hekurit sjell në rënie të menjëhershme të flokëve, sado të shëndetshëm të jenë.

Përveç mungesës së hekurit dhe biotinës, një dietë me mungesë të vitaminës D, zink, B12, folate, bakër, selen dhe proteina mund të çojë gjithashtu në rënien e flokëve. Një dermatologe e njohur, shton se humbja e shpejtë e peshës për shkak të dietave të rënda, medikamenteve ose kirurgjisë mund të shkaktojë gjithashtu mangësi të lëndëve ushqyese që do të ndikojnë negativisht në rritjen e flokëve.

/tvklan.al