Këtë periudhë mund të keni vënë re thuajse çdo ditë një “grusht” qimesh pas dushit, në jastëk ose kur krihni flokët. Para se të panikoseni, Akademia Amerikane e Dermatologjisë thotë së është normale të humbni rreth 50 deri në 100 fije flokësh në ditë. Por këtë periudhë rënia e tyre shtohet, për shkak të ndryshimit të sezonit.

Po çfarë e shkakton rënien sezonale të flokëve?

Sipas ekspertëve, humbja e flokëve vjen prej ndryshimeve dietike që njerëzit bëjnë gjatë stinëve ose edhe prej luhatjes së kushteve të motit. Flokët kalojnë nëpër tre cikle: telogjen, anagjen dhe katagjen.

Pra, ata kanë faza të rritjes, kanë faza pushimi dhe më pas kanë faza të rënies. Procesi i fundit është më i zakonshëm gjatë vjeshtës, pra kur kalojmë nga moti i ngrohtë te i ftohti.

Dr. Robert Finney, një dermatolog i certifikuar në New York City, thotë se reduktimi sezonal i flokëve zakonisht arrin kulmin në shtator. Megjithatë kjo rënie ka tendencën të përsëritet edhe në Prill. Pra lajmi i mirë është se kjo rënie e flokëve është e përkohshme, nga 6 javë deri në 3 muaj. Megjithatë, ju tregohuni të kujdesshëm. Nëse rënia e flokëve nuk ndalet pas një kohe, pra vijon me të njëjtin ritëm, atëherë lini takim me një deramtolog.

A rritën sërish flokët pas kësaj periudhe?

Patjetër që flokët tuaj do rriten sërish. Por nëse vini re ndryshime të theksuara në dendësi apo te skalpi, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor.

Duhet të dini se ka të ngjarë që rënia e flokëve të jetë dhe gjenetike, veçanërisht nëse jeni në të 30-at, 40-at ose 50-at.

/tvklan.al