Përpos sugjerimeve të përhershme, ka një mënyrë tjetër për të luftuar rënien e flokëve.

Fillimisht nuk duhet të rrimë pa theksuar se hollimi ose këputja e flokëve shkaktohet më së shumti nga ndryshimet hormonale, stresi i tepërt apo sëmundja e tiroides. Por, një shkak shumë i zakontë e për të cilin nuk flitet shumë është “hekuri në gjak”.

Nëse keni rënie masive të flokëve, konsultohuni me një mjek për të parë sasinë e hekurit në gjak. Sipas një eksperti të NHS (National Health Service), duhet që nivelet e hekurit t’i keni mes 60-80, në mënyrë që flokët tuaj të rriten.

E në rast se e keni nën normë, këtu hyn në lojë dieta!

Para se të kërkoni suplemente magjike, duhet të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me hekur. Drithërat në mëngjes nuk duhen anashkaluar asnjëherë, sepse kanë vitamina e hekur. Në vaktet e tjera, hani mish të kuq pa dhjamë, vezë, zarzavatet me gjethe të errët si spinaqi, lakra jeshile apo brokoli. Thjerrëzat, fasulet dhe rrushi i thatë janë po ashtu perfekte!

Nëse ndiqni këto këshilla që lidhen vetëm me mënyrën si ushqeheni, nuk do keni kurrsesi probleme me rënien e flokëve.

/tvklan.al