Lulet janë një mënyrë klasike për t’i fituar zemrën një gruaje, gjë që shpesh burrat nuk e kuptojnë. Është një gjest që në të shumtën e rasteve “lë shenjë” për mirë… Po pse vajzave u ndryshon direkt gjendja emocionale nëse u dhuron lule?
Sipas ekspertëve, ka 7 arsye:
Përfaqësojnë ndjenjën e dashurisë
Kur jepen lulet, është një formë e të thënit “Të dua”. Tregon që personi që t’i ka blerë të ka menduar gjatë dhe të vlerëson.
Janë të bukura
Patjetër që arsyeja kryesore pse shkaktojnë gëzim ka të bëjë me faktin se janë tejet të bukura. “Rrëmbejnë” vëmendjen kudo dhe përherë!
E bëjnë një dhomë të duket më tërheqëse
Lulet kanë aftësinë t’i japin tjetër pamje një dhome, zyre apo cepi krejtësisht të zakonshëm. Ato përdoren edhe në raste të veçanta, dasma apo organizime të tjera.
Të bëjnë të biesh në mendime
Shërbejnë edhe si element kujtese, pra sa herë i shikon, të kujtojnë personin që t’i ka dhënë.
Aroma fantastike
Lulet kanë efektin e jashtëzakonshëm te njerëzit, sidomos nëse kanë aromë të mirë. Shërbejnë si anti-stres pas një dite të zënë e të lodhshme.
Ngjyrat
Sipas psikologëve, ngjyrat ndikojnë fuqishëm në humorin e vajzave. Ato sjellin pozitivitet dhe ndihmojnë shumë në përmirësimin e problemeve të shëndetit mendor.
Të bëjnë të ndihesh më feminine
Pavarësisht rolit që një grua ka në jetën tënde, nëse u dhuron një tufë me lule ato do ndihen speciale. Prandaj, lulet janë simbolika e Ditës së Gruas në mbarë botën.
/tvklan.al