Festimet për karnavalet të cilat mbahen në Gjermani u lanë në hije pas ngjarjes së rëndë në qytetin gjerman të Mannheim.
Një automjet mori para turmën duke vrarë dy persona dhe plagosur 11 të tjerë. Sipas mediave, viktimat janë një grua 83-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar.
Policia ndaloi shoferin, i cili dyshohet se ka përplasur qëllimisht turmën, duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po drejtonte automjetin.
Deri më tani nuk dyshohet se fshihen pas motive politike ose fetare, por besohet se autori vuante nga probleme mendore. Prokurorët kanë nisur procedurat hetimore ndaj të dyshuarit, një gjerman 40-vjeçar për dy akuza për vrasje dhe akuza të shumta për tentativë vrasje.
I dyshuari nuk është marrë ende në pyetje pasi ai duhej të merrte mjekim duke qenë se lëndoi veten me një pistoletë bosh pas ngjarjes.
Për ngjarjen përvec politikanëve gjermanë reaguan edhe ata të huaj si Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Siguria ka qenë një shqetësim kryesor në Gjermani pas një sërë ngjarjesh të ngjashme në javët e fundit, duke përfshirë atë në Magdeburg në Dhjetor dhe në Mynih muajin e kaluar.
Klan News