Ëndrra e Mirlind Dakut si futbollist është pjesëmarrja në Botëror. Sulmuesi i Kombëtares nuk ngurroi ta vendoste si kulmin në karrierën e tij nëse arrihet në një intervistë për televizionin e skuadrës Rubin Kazan.

“Nëse kualifikohemi në Kupën e Botës, mendoj se do të jetë ndjenja më e mirë në karrierën time futbollistike. Jo të gjithë lojtarët kanë mundësinë të luajnë në Kupën e Botës. Nëse do ta arrijmë këtë, do të jetë e paharrueshme për mua”.

Daku kujton edhe emocionet e golit të parë të shënuar me Kombëtaren, atë ndaj Polonisë në Tiranë.

“Të them të drejtën, mendova se trajneri nuk do të më lejonte të luaja në këtë lojë për shkak të gabimit në ndeshjen e parë. Por ai më dha një tjetër shans dhe pas kësaj shënova menjëherë, fjalë për fjalë 30 sekonda më vonë. Para ndeshjes thashë se do të shënoja me prekjen time të parë të lojës”.

Shqipëria do të nisë këtë muaj kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Më 21 Mars do të luajë me Anglinë në Londër dhe pas 3 ditësh me Andorrën në Tiranë.

Këto sfida tepër të rëndësishme do të transmetohen në Tv Klan që vlejnë për një vend në finalet e turneut do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tv Klan