Kampionët francezë shënuan 6 gola
Paris St. Germain vijon të tregojë muskujt në kampionat. Pas humbjeve në 2 javët e para, kampionët e Francës duket se kanë gjetur ritmin, duke koleksionuar fitoren e 4 radhazi në 6 javët e para të Ligue 1.
Të besuarit e Thomas Tuchel shkatërruan me shifrat tenistike 6-1 Angers për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 12 pikë. Alesandro Florenzi zhbllokoi takimin pas 7 minutash lojë, me mbrojtësin që shënuan në mënyrë spektakolare golin e parë me PSG-në.
Neymar mbylli llogaritë e pjesës së parë për 2-0, ndërsa me fillimin e së dytës ishte sërish braziliani ai që realizoi. Angers u përpoq të reagojë, por goli i Traore shërbeu thjeshtë për statistikë.
Draxler kompletoi pokerin e golave me një penallti në lëvizje. Nota spektakli dhe te goli i Gueye për 5-1. Shifrat përfundimtare 6-1 u vulosën nga talenti francez, Kylian Mbappe.
Tre gola dhuroi edhe sfida hapëse e javës së 3-të të Seria A, me Fiorentinës dhe Sampdorias. Ishin miqtë ata që u larguan me pikë të plota, pas fitores 2-1. Quagliarela ekzekutoi saktë një penallti në pjesën e parë, teksa reagimi i vjolëve erdhi në të dytën.
Vlahoviç u gjend i vetëm në zonë dhe përballë Dragowski u tregua i saktë. Goli u duk se tronditi shpresat e Sampdorias, por i këtij mendimi nuk ishte Verre, i cili merr një super asist nga Audero dhe me parabël vulos fitoren e xhenovezëve. Fitorja e parë për Sampdorian, e cila kap Fiorentinën në vendin e 13-të me 3 pikë.
Tv Klan