Gianluigi Donnarumma pritet të vazhdojë te PSG-ja. Sipas raportimeve nga Franca, thuhet se palët janë në bisedime të vazhdueshme për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2026.

Dëshira e portierit është të qëndrojë te parisienët, ndërsa në të njëjtën linjë janë edhe drejtuesit e klubit.

Megjithatë, njoftimi zyrtar për rinovimin nuk ka ardhur ende. “RMC” raporton se të PSG-ja, kanë ndryshuar politikën sa i përket pagave.

Thuhet se lojtarët do të kenë një pagë fikse, jo shumë të lartë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në bazë të paraqitjeve. Donnarumma është një nga më të pagurit në ekip dhe do të prekej nga kjo.

Gjithsesi klima është e qetë dhe pritet arritja e një marrëveshje. Ndërkohë Interi ndjek bisedimet me interes të lartë. Zikaltërit synojnë ta afrojnë në verë ish-portierin e Milanit, por në rast se rinovon, transferimi do të ishte i pamundur. /tvklan.al