Paris Saint Germain konfirmoi se Luis Enrique ka firmosur zgjatjen e kontratës për të qëndruar si trajner i ekipit deri në vitin 2027. Mbrojtësit Ashraf Hakimi dhe Nunjo Mendes, së bashku me mesfushorin Vitinja, riovuan deri në vitin 2029.

Presidenti Naser Al-Khelaifi i prezantoi të gjithë në stadiumin “Parc de Princes”, përpara ndeshjes së Ligue 1 kundër Monakos, në mbrëmjen e së premtes. Sfida u fitua nga parisienët me rezultatin 4-1.

Spanjolli, i cili u bë pjesë e klubit në 2023, shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj ideve të tij. Në sezonin e tij të parë në klub, Enrique i udhëhoqi parisienët drejt fitimit të titullit kampion si edhe të Superkupës së Francës.

Ndërkohë që skuadra arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

PSG është në garë për të gjithë kompeticionet në këtë sezon. Skuadra kryeson në Ligue 1, e fitoi për herë të dytë radhazi Superkupën e Francës në Doha në Janar dhe përballet me ekipin tjetër francez, Brest, në play-ofin e Ligës së Kampioneve.

Klan News