Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri. Videoklipi i këngës “Dancing with the devil” ka disa skena të nxehta dhe nga kjo kanë lindur dyshime se dyshja mund të kenë nisur dhe një lidhje dashurie.

Përmes një postimi në Instastory modelja e njohur Oriola Marashi ka shprehur pëlqimin e madh të këtij videoklipi dhe i quan ata të dy si çifti i mirë. Kjo na bën të dyshojmë edhe më shumë se mes dy këngëtarëve mund të ketë më shumë sesa një miqësi. /tvklan.al