Aktori Alec Baldwin nuk do të hetohet më për vrasjen aksidentale që ndodhi në xhirimet për filmin Rust.
Një gjykatë në Nju Meksiko e hodhi poshtë akuzën e vrasjes së pavullnetshme ndaj kineastes Halyna Hutchins dhe aktori Alec Baldëin nuk do të akuzohet më për këtë çështje.
Pas mbylljes së këtij hetimi, aktori shpërtheu në lot nga gëzimi dhe përqafoi bashkëshorten Hilaria, duke gëzuar për faktin se gjykata e shpalli të pafajshëm.
Vendimi erdhi pas një seance dëgjimore e cila u shoqërua me debate të forta lidhur me vrasjen fatale të kineastes Halyna Hutchins më 21 Tetor 2021, në setin e filmit Western “Rust” në Neë Mexico.
Gjykatësja Mary Marlowe Sommer pranoi një kërkesë nga avokatët e Baldwin për të pushuar procedurat pasi ekipi mbrojtës i yllit të Hollywoodit kishte akuzuar prokurorinë në Santa Fe për sjellje të pahijshme si dhe fshehën provat që mund të kishin lidhje me të shtënat.
Në deklaratat, prokurorët pretenduan se Baldwin shkeli “rregullat kryesore të sigurisë së armëve të zjarrit” duke drejtuar armën nga Hutchins. Dy ditë më parë, në gjyqin për këtë çështje, dolën në dritë prova të reja se përse në sheshxhirim ishin vendosur plumba të vërtetë pistolete.
Ringritja e padisë e vendosi sërish Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngriti sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në botën e Hollywoodit për gati 40 vite.
Klan News