Presidenti i Ukrainës Zelensky mbërriti në Bruksel në samitin me liderët evropianë. Ai falenderoi liderët evropianë për mbështetjen e tyre, duke thënë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar BE ka qëndruar me Ukrainën pranë.

Duke qëndruar pranë Zelensky dhe Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa e cilësoi samitin një “moment shumë të rëndësishëm” për të ndërtuar mbi sigurinë evropiane. Gjithashtu edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se kohët e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme, duke falenderuar Antonio Costa për organizimin e takimit.

Ky është një moment vendimtar për Evropën dhe Ukraina është pjesë e asaj familjeje,” u shpreh ajo duke theksuar se Evropa duhet ta vendosë Ukrainën në një pozicion për të mbrojtur veten dhe të shtyjë për një pjesë të qëndrueshme dhe të drejtë.

Samiti i Brukselit synon të rrisë mbështetjen për Ukrainën, disa ditë pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës.

27 liderët do të përpiqen t’u përgjigjen disa prej pyetjeve të tilla si çfarë lloj garancish sigurie mund të përballojë BE-ja, sa para shtesë është e gatshme të japë dhe sa larg mund të shkojë për të kompensuar mungesën e Amerikës.

Klan News