Një 33 vjeçar i quajtur Gentjan Markaj është vënë në pranga sot nga Policia në Kurbin. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim që prej Korrikut pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt një lokali.
Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi G. M., 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
/tvklan.al