Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë, Qendrën e re Shëndetësore të Patosit e cila u shërben 45 mijë banorëve. Gjatë inspektitmit të tij kreu i qeverisë takoi dhe qytetarët të cilët kishin shkuar për të marrë shërbimin. Të pyetur lidhur me shërbimin dhe ambientet e reja ata janë shprehur:
Kam qenë se jam rritur këtu në Patos. Lyhej vetëm nga jashtë me bojë blu…
Ndërsa një qytetare, tha se nuk kanë pasur kurrë ambiente të tilla.
“Me çfarë ka qenë them o Zot është njeriu i duhur. Pasqyrë nga të gjitha anët. Keni bërë një punë të madhe
Të falenderojmë na kënaqur, asnjëherë nuk kemi pasur ambient të tillë…”
Në Qendrën e re Shëndetësore të Patosit, në total janë 12 mjekë, 40 infermierë, një teknik laboratori dhe një teknik imazherie.
Projekti është financuar nga qeveria zviceriane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare./tvklan.al