Në Evropë, Britania kryeson me infektimet dhe gjermania me viktimat
Shifrat e pandemisë së koronavirusit vijojnë të bien në shkallë globale. Në të gjithë botën, këtë 24-orësh u shënuan mbi 319 mijë raste, ndër shifrat më të ulta që prej Tetorit. Për të dytën ditë radhazi, vdekjet janë në kuotën e 8 mijësisht, që nuk ishte arritur që prej ditëve të para të Janarit.
Britania e Madhe shënoi shifrat më të lartë të infektimeve në kontinentin evropian me mbi 14 mijë raste, edhe pse ato vazhdojnë të tregojnë tendencën rënëse të javëve të fundit, falë edhe masave të ashpra bllokuese që vazhdon të mbajë në fuqi, qeveria e Boris Johnson.
Franca pati mbi 4 mijë raste, rreth 5 herë më pak se 24-orëshin e kaluar, por autoritetet thanë se rastet pasqyrojnë testet e fundjavës kur në përgjithësi numri i tyre reduktohet. Javët e fundit, Franca ka qenë në krye të kontinentit për numrin e infektimeve. Në rajonin Ile de France ku përfshihet edhe Parisi, ndër më të populluarit në vend, 37% e të testuarve janë infektuar me mutacionin britanik.
Rënie të theksuar edhe të shifrave të viktimave, ku Gjermania mban vendin e parë në kontinent me 481 raste dhe të fundit Italia me 307.
Tv Klan