Britania e Madhe ka ndryshuar periudhën se kur do të hyjnë në fuqi masat që ndalojnë qarkullimin e automjeteve me naftë dhe benzinë.
Sipas mediave britanike, duke filluar nga viti 2035 do të ndalohet shitja e automjeteve me karburant në këtë vend, ndryshe nga sa ishte planifikuar në vitin 2040.
Afrimi me 5 vite ndodhi pas kritikave të ekspertëve, të cilët madje rekomandojnë vitin 2030. Kryeministri britanik Boris Johnson pritet që të bëjë publike planin e masave.
Sipas shtypit vendas, në këtë plan përfshihet edhe ndalimi i automjeteve hibride, në kuadër të planit ambicioz të qeverisë britanike për zero emetime, duke stimuluar shitjen e makinave elektrike. /tvklan.al