Një grup njerëzish kanë festuar në mënyrë simbolike arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nën ritmet e këngës “Ra faja prej fikut” dhe me karikatura në duar “festa” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në afërsi të bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Sjellim në vëmendje se me vendim të GJKKO, është caktuar sot masa e “arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ajo e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste.

Ka masë sigurimi “detyrim paraqitje” edhe ndaj 5 personave të tjerë dhe një masë të 6-të sigurie “arrest në burg” ndaj një biznesmeni./tvklan.al