Sulmet ajrore ruse shënjestuan jugun e Ukrainës duke vrarë të paktën gjashtë dhe plagosur disa të tjerë.

Forca ajrore ukrainase bëri të ditur se rrëzoi dy raketa. Njerëzit u strehuan në një stacion metroje të Kievit ndërsa u raportuan një numër i madh sulmesh.

Disa rajone dhe pjesë të Kievit kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkaq zyrtarët ukrainas kanë thënë se mijëra trupa ruse janë gati të përparojnë në rajonin e Kurskut. Moska ka mbledhur 50,000 trupash, duke përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut, në rajonin në kufi me Ukrainën.

“Duke ndjekur urdhrin e udhëheqjes së tyre ushtarake, ata po përpiqen të zhvendosin trupat tona dhe të avancojnë thellë në territorin që ne kontrollojmë”, tha gjenerali ukrainas Oleksandr Syrskyi.

Klan News