Lidhja e Shkodrës me rrugë të reja me Malin e Zi pritet të ndodhë brenda këtij viti. Kryeministri Rama e cilëson rrugën Shirokë-Zogaj si investim strategjik ndërsa thotë se do ta kthejë Shkodrën kryeqendër të rajonit.
Aksi rrugor që është në proces ndërtimi pritet të sjellë investime në biznese të reja në këtë zonë, por edhe gjallërimin e atyre ekzistuese për shkak të rritjes së frekuentimit nga turistët gjatë kësaj vere.
Rruga Shirokë-Zogaj që pritet të përfundojë në vjeshtë është vazhdim i rrugës turistike Ura e Bunës-Shirokë, dhe vendoset në trupin e malit të Taraboshit. Ajo ka gjatësi 6.5 km dhe kushton 4.7 mln euro.
Klan News